• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Babai: Djali m’u dogj i gjallë në burgun e Shënkollit, po fshihet e vërteta

admin by admin
13 February, 2017
in Kronika
0
INTERVISTA/ Babai: Djali m’u dogj i gjallë në burgun e Shënkollit, po fshihet e vërteta
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria ka mbyllur hetimin rreth gjashtë muaj pas ngjarjes së ndodhur në Burgun e Shënkollit në Lezhë, ku pas një zjarri mbeti i vdekur i burgosuri Flamur Sula. Konkluzioni i organit të Akuzës është se zjarri u vendos nga vetë viktima Flamur Sula, me qëllim vetëvrasjen.
Por kjo kundërshtohet nga familjarët e 31-vjeçarit. Babai i viktimës, Nuredin Sula, është i bindur se djali i tij është vrarë qëllimisht dhe nuk është i vërtetë konkluzioni i dhënë.
Ai shprehet për “Panorama” se i ka humbur shpresat te drejtësia shqiptare dhe se tashmë këtë çështje do ta ndjekë deri në Strasburg për të zbardhur të vërtetën për shkakun e zjarrit që i shkaktoi vdekjen të birit të burgosur.

Z. Sula, jeni interesuar në Prokurori ju mbi hetimet e vdekjes së djali tuaj në ambientet e Burgut të Shënkollit?
Që prej momentit kur ka ndodhur ngjarja, unë kam kërkuar që të zbardhet e vërteta. Qelia ku ishte djali im u përfshi nga zjarri ku dhe gjeti vdekjen. Që në atë moment unë isha i bindur se ngjarja nuk kishte ndodhur aksidentalisht, por djali im është vrarë me qëllim. S’kam reshtur duke kërkuar të vërtetën e ngjarjes, po Prokuroria tani më thotë se nga hetimet rezulton se djali im ia ka vënë vetë flakën dhomës?

A ju dhanë informacion të detajuar në Prokurori? Pse mendoni se konkluzioni i dhënë nuk është i vërtetë?
Kam shkuar në Prokurori për t’u interesuar dhe më thanë të mos shkoja më, pasi dosja është mbyllur si vetëvrasje. Më thanë se kanë hetuar dhe nga provat e siguruara rezulton se Flamur Sula e ka vënë vetë zjarrin për t’u vetëvrarë. Por kjo nuk është aspak e vërtetë. Të gjitha provat janë manipuluar. Unë, dy ditë para se të ndodhte ngjarja kam folur në telefon me djalin dhe ai nuk kishte asnjë problem dhe as shqetësim. Jam krejtësisht i bindur se ai nuk ia ka vënë vetë zjarrin dhomës së burgut. Nga kontaktet që unë kam pasur me shokë të djalit, të cilët e kanë parë ngjarjen, ata më kanë thënë se gjithçka ka qenë e qëllimshme. Nuk mund t’ia vë gishtin askujt me kë mund të jetë konfliktuar djali im, por kjo që po them është e vërtetë.

A keni pasur kontakte më parë me drejtues të Burgut apo dhe të Prokurorisë?
Kam tentuar disa herë për t’i takuar dhe për të gjetur të drejtën time, por ka qenë e pamundur. E vetmja përgjigje që më kanë dhënë ka qenë se djali ia ka vënë vetë flakën qelisë së burgut dhe s’ke pse e kërkon më gjatë këtë çështje. Tashmë dosja është mbyllur si vetëvrasje.

Çfarë kërkoni ju tani pas hetimeve?
Unë i kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme dhe të gjitha institucioneve që kanë ndikim në këtë punë që ngjarja të rihetohet nga fillimi. Duhet të merren të gjitha provat dhe dëshmitë e atyre që kanë parë ngjarjen në atë momente, pasi unë mendoj se hetimet nuk janë bërë ashtu siç duhet. Provat janë manipuluar, ashtu siç u ka interesuar drejtuesve të burgut, pasi qëllimi i atyre ka qenë që mos të zbardhet e vërteta, sepse ata janë fajtorë për atë çfarë ka ndodhur brenda qelisë së Shënkollit. Unë nuk do të resht së kërkuari drejtësi. Do të shkoj deri në Strasburg që kjo ngjarje të zbardhet dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë. Me këtë hetim të Prokurorisë mua ma kanë vrarë djalin për herë të dytë. Nuk kam besim te shteti shqiptar dhe te drejtësia këtu, sepse është e korruptuar dhe kapur nga koka deri te këmba.

nuredin sulaj

Previous Post

Donald Lu takim në Kryeministri me ministrat e PS dhe drejtorin e LSI

Next Post

Ish të përndjekurit thirrje për protestën e 18 shkurtit

admin

admin

Next Post
Ish të përndjekurit thirrje për protestën e 18 shkurtit

Ish të përndjekurit thirrje për protestën e 18 shkurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.