Një plagosje ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Patos. Shtetasi Aurel Karamani është plagosur nga një person i identifikuar nga policia dhe po punon për kapjen e tij.
Aurel Karamani ishte pronar i një servisi makinash. Mësohet se një klient pasi ka marrë faturën e majme e ka kundërshtuar cmimin dhe e ka plagosur me pistoletë .
Shtetasi i plagosur është 40 vjec dhe u plagos në këmbë. Ngjarja konkretisht ka ndodhur në fshatin Rrërëz të Patosit. DRONI.al












