Medvegja ka pritur mesditën e sotme Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, i cili gjendet në qytetin shqiptar që ndodhet brenda territorit të Serbisë për një vizitë jozyrtare të parlajmëruar më parë nga mediat serbe. Kreu i Shtetit është pritur në mënyrë madhështore, teksa qindra qytetarë kanë dalë në rrugë për të. Në pikën kufitare Muitvodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, ndërsa takoi edhe kryetarin e komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç. Presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se “sot është një ditë shumë e bukur për mua. Kënaqësi që erdha në Medvegjë”. Gjithashtu ka pasur një interesim të madh të mediave serbe për vizitën e Presidentit Meta.
















