Një person është lënduar në një aksident të ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Elbasan, në fshatin Dobaj, ku mjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga duke pësuar dëme materiale.
Sipas burimeve, në pranga ra Ndriçim Hidri, 48-vjeçari banues në fshatin Ibë, pasi udhëtonte me mjetin tip “Benz” në gjendje të dehur, me leje drejtimi të pezulluar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.











