Një mjegull e dendur ka “pushtuar” tërësisht prej dy ditësh qytetin e Kukësit. Siç duket dhe nga fotoja, situata shfaqet shqetësuese, pasi mjegulla është shumë e dendur.
Kjo situatë ka kufizuar në mënyrë të ndjeshme shikueshmërinë e kalimtarëve, si dhe të automjeteve. Mësohet se mjegulla ka mbuluar gjithë sipërfaqen e liqenit të Fierzës, por edhe Rrugën e Kombit.
Kjo nuk është hera e parë që qyteti i Kukësit “zgjohet” i mbuluar i gjithi nga mjegulla e dendur, pasi kjo dukuri atmosferike është e shpeshtë në qytetin verilindor, kryesisht në periudhat e ftohta, që njofton ardhjen e dimrit.












