Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës “Ismail Qemali”, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas informacioneve të para mësohet se gruaja, e cila ende nuk është identifikuar është dërguar në gjendje të rëndë në spital.
Si pasojë e aksidentit është rënduar edhe trafiku në këtë zonë.
Ambulanca dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.













