• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ITINERARI/ Sistemi TIMS “fundos” Elona Gjebrean, deputetja e PS dhe Saimir Tahiri erdhën nga Greqia me “Audin” e Habilajve

droni by droni
24 November, 2017
in Kryesore, Politika
0
HETIMET/ Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea do të thirret në Prokurori, ja çfarë e lidh me Habilajt dhe Tahirin…
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, ka qenë në vitin 2014 në Greqi me ish-ministrin Tahiri dhe është kthyer prej andej me mjetin tip “Audi”, që ish-ministri ua kishte shitur kushërinjve të tij të largët, Habilajve. “Panorama” disponon të dhënat e sistemit TIMS, për hyrjet dhe daljet e dy ish-zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme. Është pikërisht ky itinerar që ka përfshirë edhe emrin e ishzv.ministres në dosjen e Habilajve te Krimet e Rënda. Elona Gjebrea, aktualisht deputete e PS-së, ka qenë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda më datën 17 nëntor të këtij viti, për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë udhëtim. Nga ana tjetër, ish-zv.ministrja e ka mohuar një fakt të tillë përmes një deklarate ditën e djeshme në media. Sipas të dhënave Tahiri dhe Gjebrea kanë dalë më 8 gusht të vitit 2014 nga Porti i Sarandës në drejtim të Greqisë. As ish-ministri dhe as ish-vartësja e tij nuk kanë pasur me vete ndonjë automjet dhe kanë udhëtuar me tragetin e linjës. Po kështu, më datë 14 gusht, vëllai i Moisi Habilajt, Artan Habilaj, ka dalë nga pika kufitare e Qafë-Botës në Sarandë në drejtim të Greqisë. Ai ka qenë duke udhëtuar me mjetin tip “Audi” që Saimir Tahiri ua kishte shitur Habilajve me akt noterial. Dy ditë më pas, më datë 16 gusht 2014, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kthehen në Shqipëri përmes pikës kufitare të Qafë-Botës me automjetin tip “Audi” të Artan Habilajt, ndërsa ky i fundit rezulton se është kthyer në Shqipëri në po të njëjtën datë pa automjet dhe me tragetin e linjës. Pikërisht për këtë itinerar të dyshimtë, ish-zv.ministrja e Brendshme është pyetur në Prokurori për të dhënë detaje për udhëtimin, edhe pse ajo e mohon një gjë të tillë.

TË DHËNAT NGA SISTEMI TIMS

Sipas të dhënave të sistemit TIMS, të cilat janë siguruar nga “Panorama”, ish-ministri i Brendshëm rezulton se më datën 08.08.2014, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, me destinacion Greqinë, në orën 09:32, përmes Portit të Sarandës. Ai ka udhëtuar me tragetin e linjës dhe nuk ka pasur të regjistruar asnjë automjet. Në të njëjtën datë, pra më 08.08.2014, rezulton sipas sistemit TIMS të ketë dalë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me destinacion Greqinë, edhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea. Ajo ka dalë përmes Portit të Sarandës në orën 09:33 dhe nuk ka pasur të regjistruar asnjë automjet. Po kështu, sipas sistemit TIMS, më datë 14.08.2014, shtetasi Artan Habilaj, vëllai i Florian dhe Moisi Habilajt, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Qafë-Botës në Sarandë, me destinacion Greqinë. Ai ka dalë me automjetin tip “Audi”, me targë AA 003 GB, në orën 10:51. Më datë 16.08.2014, sipas sistemit TIMS, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë përmes Pikës Kufitare të Qafë-Botës me automjetin tip “Audi”, me targë AA 003 GB, përkatësisht në orën 13:31 dhe 13:34. Pra, bëhet fjalë për të njëjtin mjet që Tahiri ua kishte shitur Habilajve dhe me të cilin Artan Habilaj ka shkuar në Greqi më 14 gusht 2014. Po atë ditë, sipas sistemit TIMS, Artan Habilaj është kthyer në Shqipëri përmes Portit të Sarandës, duke përdorur si mjet transporti tragetin e linjës. Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur në kohën kur Habilajt ishin nën hetim për trafik ndërkombëtar droge.

Ecuria e lëvizjeve të tyre në keto data (08.08.2014- 16.08.2014)

DALJE

Dt. 08.08.2014- Saimir Tahiri, dalje nga Pika Kufitare e Portit Sarandë (Traget) për në Greqi, ora 9.33. Dt. 08.08.2014- Elona Gjebrea, dalje nga Pika Kufitare e Portit Sarandë (Traget) për në Greqi, ora 9.32. Pra, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë bashkërisht për në Greqi me traget (pa makinë). Datë 14.08.2014- Artan Habilaj, dalje nga Pika Kufitare Qafë Botë, Sarandë për në Greqi, me automjetin AA 003 GB, ora 10.51. Datë 16.08.2014- Artan Habilaj, hyrje nga Pika Kufitare e Sarandës për në Shqipëri, me traget, pa makinë. Pra, Artan Habilaj del nga Shqipëria për në Greqi, në dt. 14.08.2014 me automjetin AA 003 GB dhe kthehet me traget, pa automjet. Datë 16.08.2014- Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea hyjnë në Shqipëri nga Greqia, nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botës, me automjetin AA 003 GB. Ata kanë hyrë konkretisht:

– Saimir Tahiri në orën 13.31, dt. 16.08.2014
– Elona Gjebrea në orën 13.34, dt.16.08.2014

Pra, Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea kanë dalë nga Shqipëria për në Greqi në dt. 08.08.2014 me traget, nga Porti i Sarandës (pa makinë) dhe janë kthyer në dt. 16.08.2014 nga pika kufitare e Qafë Botës me automjetin me targë AA 003 GB. Ky automjet ka dalë për në Greqi nën drejtimin e Artan Habilaj dy ditë para kthimit të Tahiri dhe Gjebreas, konkretisht në dt. 14.08.2014. Artan Habilaj i ka lënë automjetin Tahirit, i cili është kthyer me këtë makinë në Shqipëri, së bashku me Elona Gjebrean. Ndërsa Artan Habilaj, pasi i ka dhënë makinën Saimir Tahirit, është rikthyer në të njëjtën ditë në Shqipëri, por me traget. /Panorama/

Tags: deshmoi ne 17 nentorElona Gjebreaerdhi nga Greqiaitienerarisaimir tahirisistemi TIMSudhetim me Audin e Habilajve
Previous Post

Patozi: Sherifët e “Policisë që do” Edi Rama çanë ferrën dhe u zhdukën, arratisja flet më shumë se çdo arrestim

Next Post

DENONCIMI/ Klement Balili ka videot e orgjive të Ramës dhe tre ministrave te ‘Santa Quaranta’

droni

droni

Next Post
DENONCIMI/ Klement Balili ka videot e orgjive të Ramës dhe tre ministrave te ‘Santa Quaranta’

DENONCIMI/ Klement Balili ka videot e orgjive të Ramës dhe tre ministrave te ‘Santa Quaranta’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.