Gjyakata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e sotme që të lërë në burg Aleksandër Murataj, një prej anëtarëve të bandës së akuzuar për grabitjen e dy viteve më parë në Qafë–Kashar. Gjykata refuzoi kërkesën e Murataj për lirim nga burgu. Ai, së bashku me 8 persona të tjerë akuzohen për dy grabitje me armë në Rinas, ku u morën 7 milion euro. Të arrestuar për dy grabitjet janë Fatian Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj, Dritan Sinanaj, si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja. Në kërkim për këtë çështje është Admir Murataj, i cili dyshohet si organizator i dy grabitjeve të dhjetorit 2015 dhe 9 shkurtit 2017.











