• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Të vranë për herë të dytë gladiatori im”, vajza e Bujar Kaloshit reagon pas shpalljes të pafajshëm të “Hakmarrjes për Drejtësi”

admin by admin
14 February, 2017
in Kronika
0
“Të vranë për herë të dytë gladiatori im”,  vajza e Bujar Kaloshit reagon pas shpalljes të pafajshëm të “Hakmarrjes për Drejtësi”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vendimi i djeshëm i Apelit të Krimeve të Rënda për t’i dhënë lirinë organizatës terroriste “Hakmarrja për drejtësi” ka sjellë reagime të shumta, por më i ashpri ka qënë ai i vajzës së Bujar Kaloshit, drejtorit të burgjeve të vrarë në vitin 1996, vetëm pak metra larg banesës së tij.
Përmes profilit të saj në Facebook Viola thotë se ky vendim e vrau për herë të dytë babain e saj.
STATUSI I PLOTE I VIOLA KALOSHIT
Krimi ende i lirë edhe sot pas 20 vitesh
Me dhimbje të thellë mësova lajmin e vrasjes për herë të dytë të babait tim Bujar Kaloshi. Këtë lajm për herë të parë e përjetova 20 vite më parë, në moshën 13-vjeçare.
Ndërsa mes lotëve dhe dhimbjes vrapova drejt makinës së tij për ta përqafuar ashtu siç bëja çdo mëngjes, pasi mëngjesi ishte i vetmi moment kur unë mund te lumturohesha me prezencën dhe dashurinë e tij. Kjo, për shkak të orëve të tij të gjata në punë, për të ndërtuar një shtet ligjor, të ndershëm, të meritokracisë dhe vlerave.
Por, atë mëngjes gjithçka u pre në mes. Dora kriminale ma kishte gjakosur tani me përqafimin tim, ashtu siç beri edhe sot. Ndërsa, duart e mia, të një fëmije të mitur u mbuluan nga gjaku i pafajshëm i babait tim Bujar Kaloshi.
Si mundet të rivrasësh një njeri si Bujar Kaloshi, që jo vetëm punoi me devotshmëri, përkushtim, e besnikëri, por dha edhe jetën për vendin e tij, deri në ditën e fundit, duke lënë pas tek në fëmijët e tij një plagë të madhe.
Ai shpesh thonte se jap edhe jetën për shtetin. Dhe e dha jetën si zyrtar i shtetit. Por, pavarësisht kësaj, krimi mbetet ende i lirë.
Orët e drejtësisë janë mbuluar tani më, nga orteku i madh i padrejtësive, etjes për pushtet të çakejve, krimi i organizuar, korrupsioni, droga etj. Madje, madje i tejkalojnë edhe ato të diktaturës famëkeqe.
I dashur babi im, askush nuk mund të përgjakë më tej rrugëtimin tonë të përbashkët drejt se vërtetës. Sikurse, s’do mund të përballtë kurrë vlerat dhe virtytet më të mira si; ndershmëria, krenaria, fisnikëria, bujaria, drejtësia, etj., që ti rrënjosë tek ne.
Sot, emri dhe gjurmët që ti ke lënë pas janë të gjalla. Ne të takojmë çdo dite, tek të njohur apo të pa njohur, të cilët përloten dhe përulen me respekt teksa flasin për ty.
Të dashur miq,
Bujar Kaloshi ishte Gladiatori që e fitoi betejën me ju dhe për ju. Falë mbështetjes dhe besimit tuaj të palëkundur, ai luftoi për shtetin e së drejtës, një Shqipëri Euro-Atlantike dhe Kosovën e pavarur.
Në emër të vlerave tona të përbashkëta ju lutem pranoni, mirëkuptoni këto rreshta dhe mbështesni më tej në rrugëtimin drejt së vërtetës.
    
Previous Post

EMRAT/ Doganierët në Shkodër në pranga, lejuan kontrabandë mallrash

Next Post

Nuk i regjistroi makinën në kufi biznesmenit, në pranga polici

admin

admin

Next Post
Nuk i regjistroi makinën në kufi biznesmenit, në pranga polici

Nuk i regjistroi makinën në kufi biznesmenit, në pranga polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.