Çështja e Orest Sotës ka qenë temë e diskutimeve të mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Neës24. Gazetarja Klodiana Lala në një deklaratë “bombë” tha se biznesmeni 25 vjeçar në momentin e arrestimit të tij në Elbasan, kur u kap me 863 mijë euro në makinë si dhe 2 patenta për leje lundrimi në emër të Saimir Tahirit, ka kërkuar ndihmën e një politikani. Lala deklaroi se një person që shoqëronte Orest Sotën ka kryer telefonatën me një politikan, ku i kërkonte ndihmë, pasi Orest Sota ishte arrestuar nga policia. “Një personazh i afërt me Sotën ka telefonuar një politikan që ka kërkuar ndërhyrje që të lihet i lirë Orest Sota. Ky është burim i fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, tha gazetarja Lala.












