• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Historia e grabitjeve të bujshme të bandës së ‘Babagjyshëve’, ja 13 vjedhjet ku mori pjesë Fatmir Pjetri

droni by droni
24 November, 2017
in Kronika
0
Historia e grabitjeve të bujshme të bandës së ‘Babagjyshëve’, ja 13 vjedhjet ku mori pjesë Fatmir Pjetri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria ka akuzuar në total 11 persona si  pjesë të një grupi kriminal, të njohur si “Babagjyshët”, të akuzuar për “vjedhje me armë”, “plagosje të rëndë”, “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kryerje të veprave penale në kuadër të grupit kriminal. Një pjesë e tyre janë arrestuar. Prokuroria ngriti akuza për këtë grup personash për 13 episode kriminale dhe emri i Fatmir Pjetrit, arrestuar nga Interpoli në Holandë, figuron i dyti, pas kreut të bandës, Ilir Kupës. Pjetri tre vite më parë u deklarua në media se ishte i pafajshëm dhe nuk kishte lidhje me grabitjet, por ja çfarë thuhet në dosjen e Prokurorisë për të:

Hetimi për këtë grup kriminal nisi në Prokurorinë për Krime të Rënda, në bazë të disa  referimeve të Policisë së Shtetit, pas disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2013 dhe 2014 në Tiranë, Durrës, Laç, Fushë-Krujë dhe Kuçovë. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda akuzon për pjesëmarrje aktive në këtë grup të strukturuar kriminal shtetasit:
1. Ilir Kupa
2. Fatmir Pjetri
3. Agustin Sula
4. Julian (Enea) Qerrushi
5. Dritan Kola
6. Saimir Kala
7. Mark Shpendi
8. Hajdar Sefa
9. Lin Kala
10. Edmond Selala
11. Angjelin Ndreka
Në vjedhjet e këtij grupi kriminal ka disa elementë të përbashkët në mekanizmin e kryerjes, si:
– Përdorimi për lëvizje i mjeteve të vjedhura, kryesisht në zonën e Milotit gjatë momentit që drejtuesit e tyre kanë ndaluar për pushim dhe çelësat ndodhen në mjet ;
– Mjetin e fshehin, duke i ndërruar targat në disa raste dhe në disa të tjera kanë përdorur po targat origjinale. Kopjojnë targat e një mjeti tjetër të ngjashëm me atë të vjedhur.
– Djegie e mjetit që kanë përdorur për të lëvizur gjatë dhe pas vjedhjes, si edhe largimi me mjete të tjera motorike.
– Mënyra e realizimit të vjedhjes, ku njëri prej autorëve qëndron tek dera e objektit që po kryhet vjedhja si roje nëse do të afrohej policia. Ky person është i gjatë dhe mban gjithmonë automatik në dorë.
– Përdorimi i maskave, dorezave ose dhe veshje me mbishkrimin policia
– Ndarja e roleve gjatë realizimit të vejdhjes ; dikush do të vjedh mjetin, dikush do të gjej armët, veshjet apo do të kryhej vjedhjen
– Personat që kanë realizuar vjedhjet kanë karakteristika fizike të përbashkëta.
– Objektet e vjedhura janë kryesisht argjendari

Në përfundim të hetimeve, Prokuroria për Krime të Rënda i akuzon personat e mësipërm për ngjarjet, si më poshtë:
1. Më dt. 11.01.2013, rreth orës 6 pasdite, është kryer vjedhja e mbetur në tentative me armë, në bashkëpunim, i një argjendarie pranë stacionit të trenit, Durrës, pronë e shtetasit A.F. Në këtë vjedhje të mbetur në tentativë kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri, Agustin Sula dhe Saimir Kala.

  1. Më datë 28.09.2013, rreth orës 19.10 është vjedhur me armë në bashkëpunim, dyqanin argjendari, në pronësi të shtetasit A.B. ndodhur  në Lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Hajdar Sefa, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.
  2. Më datë 25.10.2013 rreth orës 13.20 është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur i firmën agroushqimore “A..T..A..”, ndodhur  ne Vorë, ku kanë marrë shumën prej 1000 dollarë  arkëtares së kësaj firme. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula dhe Julian Qerushi.
  3. Më datën 05.11.2013, rreth orës 14.30, është vjedhur me armë, në bashkëpunim, argjendaria në pronësi të shtetasit S. R. dhe gjatë vjedhjes është plagosur pronari i saj,  ndodhur në qendër të qytetit Laç. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Hajdar Sefa, Agustin Sula dhe Fatmir Pjetri, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.
  4. Më datë 25.11.2013, rreth orës 13.45, është vjedhur nga tre persona të armatosur “Argjendari Gj….”, në vendin e quajtur tek tregu i qytetit Fushë-Krujë, në pronësi të shtetases P. B.,  ku janë vjedhur një sasi bizhuterish, si edhe një sasi rreth 500.000 (peseqind mije) lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.
  5. Më datë 24.12.2013, rreth orës 17.30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim Argjendaria “G….”, ndodhur në qendrën tregtare “TEG”, në fshatin Lundër, Tiranë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetri dhe Julian Qerushi, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri. Autorët e kanë realizar këtë vjedhje, të veshur si babagjyshë të festës së Vitit të Ri.
  6. Më 28 shkurt 2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i pikës së shitjeve të makinave Mercedes Benz, ndodhur  ne autostradën Tiranë Durrës, pranë mbikalimit të Kasharit,  ku kanë marrë shumën prej 100 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula dhe Edmond Selala.
  7. Më datën 14.04.2014, rreth orës 10;36, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga katër persona të maskuar me uniforma policie dhe të armatosur, i kompleksit të shërbimeve A.M.L, ndodhur  ne Rrugën “Konferenca e Pezës”, Tiranë  ku kanë marrë shumën prej 1 000 000 lekë.  Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri, Dritan Kola, Agustin Sula dhe Mark Shpendi.
  8. Më dt. 22.04.2014, rreth orës 09:30, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur që kanë lëvizur me motor, i argjendarisë “AÇ”, ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, përballë Gjykatës së rethit Gjyqësor Tiranë, në pronësi të shtetasit A. Ç.,  ku kanë marrë shumën prej rreth 600 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.
  9. Më dt. 03.06.2014, në orët e drekës, është kryer vjedhja me armë në bashkëpunim nga dy persona të maskuar dhe të armatosur, i pikës së skrapit në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, në pronësi të shtetasit R. Z., ku kanë marrë shumën prej 150 000 lekë. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Fatmir Pjetri dhe Agustin Sula.
  10. Në datë 26.11.2014, rreth orës 17:30, është kryer vjedhja e banesës së shtetasit K. G., ndodhur në fshatin Kallmet, Lezhë, ku kanë marrë shumat prej 1 000 000 lekë dhe 5000 USD. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit nën hetim Agustin Sula, Angjelin Ndreka dhe Lin Kala. Gjatë vjedhjes, i dëmtuari ka qënë në banesën e tij së bashku me nënën dhe bashkëshorten.
    Krahas vjedhjeve të mësipërme, të kryera në Shqipëri, grupi ka realizuar edhe dy vjedhje në Maqedoni:
  11. Në datë 30.04.2014  është vjedhur argjendaria në pronësi të shtetasit R.H, ndodhur në Strugë, ku është marrë një sasi prej 5.5 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi ose i quajtur Artur Tafani, Mark Shpendi dhe Dritan Kola. Këtë vjedhje, autorët e kanë realizuar të veshur si femra. Gjatë vjedhjes ka pasur përplasje me armë me personat e argjendarisë dhe policisë maqedonase.
  12. Në datë 29.07.2014 është vjedhur një argjendari, ndodhur në Dibër të Madhe, ku gjatë vjedhjes, autorët kanë shkëmbyer zjarr dhe është vrarë njëri nga bashkëpunëtorët në kryerjen e kësaj vjedhjeje, shtetasi Miljan Elezi (alias Artur Tafani). Në këtë vjedhje është marrë një sasi prej 12 kg flori. Në këtë vjedhje kanë marrë pjesë shtetasit Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Miljan Elezi (alias Artur Tafani), Saimir Kala dhe Dritan Kola.
    Në çdo rast, krahas personave që kanë marrë pjesë aktive në vjedhje, bashkëpunëtorët e tyre kanë kryer veprime konkrete në funksion të aktivitetit kriminal, si sigurimin armëve dhe automjeteve për realizimin e veprës penale. Për sa më sipër, rezulton plotësisht e provuar se shtetasit nën hetim Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian (Enea) Qerrushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi dhe Hajdar Sefa dhe Artur Tafani, kanë vepruar në kuadër të Grupit të Strukturuar Kriminal, me qëllim vjedhjen e pasurive të shtetasve dhe bizneseve, si edhe në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë kryer veprat penale të “Vjedhjes me armë”, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Plagosje e lehtë me dashje, “Grupit të strukturuar kriminal”dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 140, 88, 89, 333/a dhe 334 të të Kodit Penal.
Tags: 13 vjedhjearrestim ne HolandeBanda e BabagjyshveFatmir Pjetrigrabitje spektakolare
Previous Post

FOTO/ Holandë, arrestohet Fatmir Pjetri, anëtari aktiv i bandës së dhunshme të ‘Babagjyshëve’

Next Post

VIDEO/ “Bomba” e gazetarit: Ja datat e largimit nga Shqipëria të 3 ish-zyrtarëve të policisë

droni

droni

Next Post
VIDEO/ “Bomba” e gazetarit: Ja datat e largimit nga Shqipëria të 3 ish-zyrtarëve të policisë

VIDEO/ “Bomba” e gazetarit: Ja datat e largimit nga Shqipëria të 3 ish-zyrtarëve të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.