Ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Avellinos në Itali shqiptarët që kishin krijuar një bandë pewr vjedhje.
Në pranga ranë një serb dhe një shqiptari, ndërsa bashkëatdhetari i këtij të fundit është në kërkim pasi mundi të arratisej.
“Hajdutët me pushime”, siç është cilësuar banda me shqiptare, u arrestuan dje pasdite nga agjentët e skuadrës Flying të Policisë së Avellino.
Sipas mediave italiane, shqiptarit te arrestuar i firmosën urdhrin e dëbimit dhe Jetmir Shyti, do të dërgohet në Shqipëri përmes portit të Brindizit këtë pasdite.
Sic raportohet, kjo ishte një bandë shumë e rrezikshme dhe i dhunshme, e pajisur me kamuflazh ushtarak, automjete të blinduara. Në një rast vjedhje ne Cuneo, për shembull, anëtarët e bandës kishin lënë me plagë të rënda një te moshuar.
https://youtu.be/_rZW1vWLZ7o
















