Qeveria ka njoftuar mesditën e sotme se data 27 nëntor 2017 do të bëhet pushim dhe do të zëvendësohet një ditë tjetër pushimi brenda këtij viti. Ky vendim ka surprizuar administratën shtetërore që pushimet e fundjavës, 25 dhe 26 nëntor do t’i vazhdojë pa ndërprerje dhe të hënën, për të festuar më pas 28 dhe 29 Nëntorin.












