• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Letra e Ramës si kazan balte mbi Shqipërinë!

droni by droni
23 November, 2017
in Kryesore, Opinion
0
AGRON GJEKMARKAJ/ Pse Rama shfaqet i relaksuar në fushatë, a mos ka ndonjë aneks bashkëqeverisje marrëveshja me Bashën?

Agron Gjekmarkaj

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Edi Rama i strukur në mungaden e tij, shtrënguar nga rrethanat, ka shkruar një letër për “shtatë krajlat”!. Ai, nëpërmjet saj ka shpallur falimentimin e shtetit shqiptar. Një zot e di se ç’kanë menduar kryeministrat e Bashkimit Europian?! Homologu i tyre shqiptar nuk i pat stepur aspak habie me atletet plot nur të bardhë. Sot, teksa nxin imazhin e vendit të tij me këtë “qorrferman” rrëfyes e kërcënues, mbase ia del t’i lërë shtang habie!? Edi Rama është ngjitur nëpërmjet shkrimit, me të kërkon të mbrohet, por bash germat e dala nga dhëmbët e Kadmosit po e padisin atë.

Teksti e ka specifike marrëdhënien me të vërtetën dhe gënjeshtrën. Prej të pares strukturohet, nga e dyta dezintegrohet, duke tradhtuar funksionimin e semantikes dhe zgaqur si jetime shenjat e saj të pambrojtura. Po, me rreshta bymyer retorike, Edi Rama e ka pranuar faqe botës me një diatrribë bajagi të gjatë se Shqipëria “e rilindur” rrezikohet nga trafiku i drogës dhe nga krimi i organizuar. Po kaq shqeto i drejtohet Europës dhe i thotë hajde na ndihmo ti se përndryshe na e sheh pikën e sherrit, moj jallane zemërgur!

Asnjë shtetar shqiptar s’e ka përgënjeshtruar vetveten kaq vendosmërisht deri më sot. Askush s’ka guxuar ta shtrijë hapin në akrobaci të tilla për të bashkuar dy brigje që i largohen njëra- tjetrës si vija e horizontit, shikimit. Për të ndërtuar urën nga mohimi i plotë te pohimi i plotë nuk mjaftojnë disa psherëtima! Po përgjegjësia ku u zhduk? Cili politikan në ato vende ku mbërriti letra do t’i ikte asaj  me lehtësinë me të cilën fëmijët braktisin lodrat? Opinioni publik dhe opozitat politike do ta “gozhdonin”! Këtu të dyja janë në agoni.

Opozita refuzon me stoicizëm ta kuptojë se vetëm koherenca politike, karta morale dhe intelektuale ta afrojnë besimin e qytetarëve! Kjo vragë nuk relativizohet dot me shiharetet plot pjalm të zonjave gazmore përzier me shakllabanizmin e përjetshëm të servileve djegur buzësh në skropin e nxehtë të korrupsionit. Ata dinë të bëjnë vetëm një punë, të vikasin lepepeqe me thalb të shpirtit me syrin zgavër nga lakmia e karriges nën dritën e hënës. Këto janë sirenat që gudulisin veshët e ndjeshëm të Lulzim Bashës dhe pengojnë kthimin e shikimit kah Opozita!

Kur të dyllosë veshët e të fërkojë sytë, mbase diçka ndërron. Me batuta e humbet garën me Ramën. Kjo është një rënie vullnetare në kurthin e tij. Kryetari i Opozitës nuk duhet domosdo të jetë edhe shakaxhi. Ai duhet ta sfidojë Qeverinë me seriozitet, nëse mundet. Tani e ka me presh në duar ose në letër. Kujt s’i kujtohet mohimi frenetik i kanabizimit të vendit për tri vite rresht?! Avionët që binin e të tjerë që ngriheshin sipas devizës një bie, qindra ngrihen. Pistat si kryevepra inxhinierike ndërmjet Tiranës dhe Durrësit si lidhëz bashkëkohësie a mund t’i mbulojë me pluhur kujtesa e sulmuar brutalisht nga lajmet e përditshme?! Tonelatat e shumta dhe trafikantët me mbrojtje politike, këta turistë surprizë nga vendi i shqipeve, nën markën “made in Albania” pushtuan kryeqytetet e kontinentit. Ministri i Brendshëm, i cili akuzohej nga mëngjesi në darkë nga media dhe opozita, konsiderohej më i suksesshmi, më i forti, më i miri, më i bukuri, një lis i gjatë i denjë për të tilla rrufe.

E kemi dëgjuar shpesh fjalën e urtë “qentë le të lehin, karvani ecën përpara” nga propaganda zyrtare! Injorimi i faktit si mbrojtje e tij, sulmi ndaj evidentuesve, ishte strategjia e maxhorancës së majtë për katër vjet. U deshën hetimet italiane për t’ia hequr tullat ku mbahej këtij qëndrimi, sa arrogant e fyes e po kaq mbytës për shpresën e çdokujt që kult ka normalitetin në një vend si ky i yni plot me mungesa. Çdokush që denonconte këtë projekt politik kriminal, i cili ishte hashashi, quhej “pjesë e kazanit të baltës”, “tellall”, “bjerrakohës”, “gramafonë të Saliut”, që po ndynte imazhin e Shqipërisë në botë.

Me papërtueshmërinë që e karakterizon në kërkim metaforash, Kryeministri s’ka lënë epitet negativ pa përdorur ndaj gjithë atyre që nuk reshtën së denoncuari duke propozuar përballjen me të keqen dhe jo mbulimin e saj me jorganin e interesave politike e financiare. Deligjitimimi i mediave në besueshmërinë e tyre publike këta muaj po njeh zenitin, sepse qeveria dhe pushteti në përgjithësi e dinë si flenë, por nuk e dinë si zgjohen, duke ecur përmbi “bomba” qendrore e lokale skandalesh. Kjo është strategji për të relativizuar publikimet e tyre, suksesi i së cilës nuk duket i garantuar. Me letrën që u dërgon kolegëve të tij të BE-së, Rama ka përvetësuar “kazanin e baltës” nga i cili mbush kovën dhe se derdh mbi karta, sipas të cilave Shqipëria është hambar droge dhe autostradë krimi. Po, në kohën e Edi Ramës kjo ndodhi. Ai tre vjet me vonesë, pasi ka marrë përfitimet, befas bën të çuditurin dhe të shqetësuarin, politikanin e sinqertë e të dëshpëruar nga dështimi.

Alarmi sos për ndihmë është gjesti i fundit nobiliar i një kapiteni që s’do t’i mbytet anija dhe marinarët me të cilët bitisi udhëtimin. Kështu do të donte të dukej me një rrudhë më shumë, me një thinjë më tepër për t’u shfaqur si viktimë e denjë për mëshirë të pafre. Kjo është hipokrizia më e madhe e tij dhe budallallëku më i madh mendor për të gjithë ata që e besojnë. Me gjasë nuk do të jenë shumë kësaj here që i ngjiten asaj rrëpire zbathur, duke shkelur mbi ferrat, gastaret e çopejkat e një arsyetimi të myrretuar nga frika se mos pushteti të lë në gishtërinj duke shkuar pluhurin e kohës si prush. Gazeta të rëndësishme europiane ia bënë nderin dhe ia botuan letrën. Çfarë mesazhi morën lexuesit e tyre? Vetëm një. Shqipëria tashmë edhe zyrtarisht është zonë krimi në dyert e Europës. Kësaj here, Edi Rama tahmaqar siç është, na e mori të gjithëve “kazanin” dhe “baltën” e si një “ciklop” inatçi e rrokullisi në zemër të bijës së Zeusit, Europës, duke ngjyer me të zezën e turpit bashkëkombasit e tij. Kazani ka mbetur bosh. Dikush duhet “hedhur” në të politikisht dhe kulturalisht si model!

Tags: agron gjekmarkajkazan balteletra e ramesshqiperia
Previous Post

FOTO GALERI/ Tre makina përplasen pranë TEG-ut, përmbyset kamionçina

Next Post

Askush nuk mund të ma mbylli gojën për reformimin e Akademisë të Shkencave!

droni

droni

Next Post
ARTAN FUGA/ Shqipëria si anije piratësh

Askush nuk mund të ma mbylli gojën për reformimin e Akademisë të Shkencave!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.