Krujë është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim eksplozivi. Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:45 në një dyqan në pronësi të Gëzim Metës në fshatin Nikël të Krujës. Në vendngjarje nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, ndërsa ka marrë në pyetje edhe pronarin për të zbuluar nëse ka konflikte të mundshme që mund të kenë çuar në këtë akt kriminal.












