• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Në dhjetor starton testimi i Administratës, ja kriteret dhe ndërtimi i pyetjeve

droni by droni
22 November, 2017
in Kronika
0
Në dhjetor starton testimi i Administratës, ja kriteret dhe ndërtimi i pyetjeve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fillon testimi i punonjësve të administratës publike. Departamenti i Administratës Publike ka përcaktuar drejtoritë, inspektoratet dhe entet e para shtetërore, punonjësit e të cilëve do t’i nënshtrohen provimit për testimin e njohurive, sipas pozicionit të punës. Punonjësit që nuk e kalojnë këtë provim, duke mos marrë minimumi 51 pikë, humbasin vendin e punës. Lëvizja vjen pas disa paralajmërimeve radhazi të kryeministrit Edi Rama për nisjen e operacionit kundër analfabetizmit në administratën shtetërore, ndarjen e administratës nga politika, largimin e militantëve të cilët nuk kanë lidhje me vendin e punës dhe rekrutimin e njerëzve të mirëtrajnuar. Testimit, sipas një kalendari kohor, do t’i nënshtrohen punonjësit në të gjithë nivelet e administratës publike, por procesi do të nisë fillimisht me organet me funksione inspektuese. Provimi i parë do të zhvillohet në datën 9 dhjetor të 2017. Testimi do të shërbejë si një mekanizëm ligjor për të largimin e militantëve nga zyrat e shtetit, gjithnjë nëse nuk marrin pikët e mjaftueshme në provim. “Bazuar në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe në Vendimin nr. 1037, datë 16/12/2015 të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e vlerësimit të nëpunësve civilë, për përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë”, Departamenti i Administratës Publike do të fillojë testimin për të vlerësuar përfitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë, për nëpunësit civilë në të gjithë strukturat me funksione inspektimi, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë e shërbimit civil. Testimi për vlerësimin periodik për fitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë do të bazohet në njohuritë mbi ndryshimet e ndodhura në legjislacionin e fushës së inspektimit”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Administratës Publike.
Drejtoritë e para
Punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe të drejtorive të bujqësisë do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim për përditësimin e njohurive. Dy drejtoritë, kaq të jetike për nga rëndësia, janë lakuar shpesh për prezencën e madhe dhe të pamerituar të militantëve partiakë. Më datën 9 dhjetor do të testohen gjithashtu edhe punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dhe Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit. Ankthit të provimit nuk do t’i shpëtojnë as punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.
Pyetjet
Testi për punonjësit e drejtorive të mësipërme do të përmbajë pyetje teorike dhe ushtrime praktike. Testimi do të realizohet duke mbajtur në konsideratë fushën/drejtimin specifik të veprimtarisë inspektuese sipas përshkrimeve të secilit prej grupeve të inspektorëve. Më konkretisht, pyetjet do të ndërtohen duke u bazuar në vendimet, udhëzimet dhe ligjet në fuqi rreth veprimtarisë së punonjësve të drejtorive të përcaktuara.
Drejtoritë që do testohen
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Drejtoritë e bujqësisë Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit Autoriteti Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut Inspektoriati Shtetëror i Punës Inspektoriati i Shërbimeve Shoqërore Inspektoriati Shtetëror i Arsimit Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Inspektoriati Shtetëror i Ujërave Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës
Legjislacioni mbi të cilin do të ndërtohen pyetjet
Për punonjësit e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Ligji për inspektimin Ligji për ushqimin Ligji për vreshtarinë, vëren dhe produktet e tjera të rrushit Ligji për prodhimin biologjik Ligji për licencat, autorizimet dhe lejet Ligji për kategorizimin e prodhimit, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit” Ligj për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe të produkteve me bazë qumështi Ligj për shërbimin veterinar Ligj për mbrojtjen e bimëve Ligj për plehrat e përdorimit për bimësinë VKM për organizimin dhe funksionimin e AKU VKM për ambalazhet dhe mbetjet e tyre VKM për rregullat e inspektimit karantinor fitosanitar etj. Për punonjësit e drejtorive të bujqësisë Ligji për inspektimin Ligj për bujqësinë dhe zhvillimin rural Ligj për mbarështimin e blegtorisë Ligj mbi shërbimin veterinar Ligj mbi sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve VKM për ruajtjen in-situ të racave autoktone të bagëtive të imta etj. Për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit Ligj për inspektimin Ligji për sistemin arsimor parauniversitar VKM për organizimin dhe funksionimin e Inspektoriatit Shtetëror të Arsimit. Për punonjësit e Inspektoriatit Shtetëror të Punës Ligji për inspektimin Ligji për inspektimin e punës dhe inspektoratin shtetëror të punës Kodi i Punës Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë Ligji për ndihmën dhe shërbimet shoqërore Ligji për nxitjen e punësimit Ligji për të huajt VKM për inspektimin e punës së detarëve VKM për përcaktimin e aksidentit në punë VKM për miratimin e rregullores për sigurinë në kantier Për punonjësit e Inspektoriatit të Shërbimeve Shoqërore Ligji për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore VKM për standardet e shërbimeve shoqërore. Për punonjësit e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit Ligj për Inspektimin Ligj për lojërat e fatit VKM për përcaktimin e mënyrave, formave, kritereve dhe rregullave për organizmin e lojërave të fatit VKM për miratimin e minimumit të specifikimeve teknike të pajisjeve të lotarisë kombëtare VKM për mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të komisionit të apelimit të gjobave. Për punonjësit e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera Ligj nr. 10433, datë 16.6.2011 për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë Ligj për sektorin minerar Ligji për sigurinë dhe shëndetin në punë Ligj për përdorimin civil të lëndëve plasëse VKM për organizimin dhe funksionimin e repartit inspektim shpëtim miniera VKM për procedurën e dhënies së autorizimit, për përdorimin civil të lëndëve plasëse VKM për sigurimin për përdorimin civil të lëndëve plasëse. Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut Ligji për inspektimin Ligji për të drejtën e autorit Ligji nr. 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar; Ligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore Ligji për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut Ligji për detergjentët Ligji për metrologjinë Ligji për turizmin Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave Ligj për inspektimin Ligj për mbrojtjen e mjedisit Ligj për mbrojtjen e ajrit nga ndotja Ligj për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis Ligj për efiçencën e energjisë Ligj për mbrojtjen e biodiversitetit Ligj për zonat e mbrojtura Ligj për vlerësimin e ndikimit në mjedis Ligj për lejet e mjedisit Ligj për vlerësimin strategjik mjedisor VKM për normat e lejuara të shkarkimeve të lëngëta VKM për normat e shkarkimeve në ajër VKM për normat e cilësisë së ajrit VKM për të drejtën e publikut për të pasur informacion mjedisor Ligji për menaxhimin e integruar të burimeve ujore Për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Ligj për inspektimin Ligj për inspektoratin sanitar Ligj për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit Ligj për shëndetin publik Ligj për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit Ligj për substancat dhe preparatet kimike Ligj për Parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut Ligj për licencat, autorizimet dhe lejet Ligj për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS-it Ligj për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese Ligj për kujdesin shëndetësor Ligj për ndërprerjen e shtatëzanisë Ligj për shërbimin stomatologjik Ligj për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji Ligj për administrimin e zhurmës në mjedis VKM për administrimin e mbetjeve spitalore VKM për sigurinë në det, plazhe, në ujërat e brendshme VKM për përcaktimin e kritereve për hapjen dhe mbylljen e spitaleve VKM për miratimin e rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm” VKM për parandalimin e transmetimit të HIV/AIDS VKM për klasifikimin e produkteve biocide. /Shqiptarja.com/

Tags: dhjetorkriteretpyetjettestimi i Administrates
Previous Post

Grabitja në Durrës, dëshmia tronditëse e pensionistes: “E lanë burrin në gjak, na bënë copash”

Next Post

VIDEO/ Policia rrugore çel lotarinë, afat deri të premten…

droni

droni

Next Post
VIDEO/ Policia rrugore çel lotarinë, afat deri të premten…

VIDEO/ Policia rrugore çel lotarinë, afat deri të premten…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.