Ambasada Amerikane ka reaguar para disa minutash në Facebook përmes një postimi se takimi me Ilir Metën ishte një takim pozitiv dhe që i shërben reformës në drejtësi. Ndër të tjera në dekaratë thuhet se Lu është angazhuar të punojë fort me institucionin e parlamentit që të realizohet reforma në drejtësi si historike që është.
DEKLARATA:
Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim pozitiv sot.
Ambasadori Lu u angazhua të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi.
Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët.
Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit.
DRONI.al











