• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Udhëtimi i pazakontë nga Durrësi në Tiranë e në Elbasan i ushtarit italian

admin by admin
14 February, 2017
in Kronika
0
Udhëtimi i pazakontë nga Durrësi në Tiranë e në Elbasan i ushtarit italian
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

… Vijon nga dje

Në këtë pjesë të dytë, vijon historia që tregon Ermanno rreth babait të tij Antonio dhe vitet që ai kaloi në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Do të ishin 600 ushtarë të një skuadroni që do të zbarkonin në plazhin e Durrësit ku do të jetonin në kushte tepër të këqija, ndërsa përshkruhet mjaft qartë edhe situate se si ishin spitalet në atë kohë dhe sjellja e infermierëve.

Durrës – Tiranë – Elbasan
Zbarkuam në plazhin e Durrësit rreth mesditës prandaj nuk na mjaftonte koha që të përfundonim operacionet e komplikuara të zbarkimit nga anija “Italia”, po atë ditë. Vetëm skuadroni im përbëhej nga rreth 170 njësi, dhe duke pasur parasysh që regjimenti formohej gjithsej nga tre skuadrone të plota, dy jo të plota dhe toga komande mund të kuptohet lehtë kompleksiteti i  operacioneve të zbarkimit. Në total ishim më shumë se 600 ushtarë dhe pothuajse kaq edhe kafshë. Si fillim, shpërndamë një rrjet kabllosh në degët më të forta të pemëve, që kurorëzonin pjesën e brendshme të plazhit. Pasi siguruam kuajt, ngritëm shpejt e shpejt një kamp tendash dhe barakash, mjaftueshëm sa për të akomoduar të gjithë regjimentin.
Unë qëndroja vetëm në kabinën e madhe të ngritur për pajimet e kuajve dhe ashtu si kolegët e mi, flija mbi një batanije të hollë ushtarake në kontakt të drejtpërdrejtë me rërën. Gjatë natës, pothuajse pa gjumë, po filloja gradualisht të ndjeja lodhjen dhe në sinjalin e zgjimit të trombistit të regjimentit, kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte. Mezi arrita të çohesha, por gjithçka filloi të më rrotullohej, duke më detyruar të shtrihesha sërish.
Disa minuta më vonë u detyrova të ngrihesha që të mos rrezikoja ndëshkimin për shkak të mungesës në grumbullimin e mëngjesit. U përpoqa të ngrihesha e të rregulloja uniformën, të vishja çizmet dhe të dilja nga kabina. Dridhesha në këmbë, dukesha si një fëmijë që sapo ka filluar të ecë. Pasi kalova pragun e tendës, nën sytë e një oficeri që po kalonte aty për të shkuar në grumbullim, rashë përtokë në rërën e ftohtë.
Kapiteni më dha ndihmë dhe duke më parë që isha skuqur dhe ënjtur në fytyrë, më shoqëroi në spitalin e kampit.
“Parotitis akut”, tha mjeku.
Injoranca ime në fushën e mjekësisë, nuk më lejonte të kuptoja menjëherë diagnozën e doktorit i cili duke parë fytyrën time në mëdyshje, tha: “Shytat! Kalorës Volterrani jeni prekur nga shytat dhe do të kurohesh në spitalin ushtarak në Tiranë”, përfundoi ai.
Prita për disa orë ardhjen e një mjeti që do të më çonte në spital derisa një ushtar i komandës më kapi për krahu dhe më shoqëroi jashtë ku na priste një kamion ushtarak. Duke u dridhur dhe i rraskapitur nga temperatura e lartë, u ula në vendin e pasagjerit dhe si në një gjendje agonie durova 30  kilometra rrugë deri në spitalin ushtarak.
Pas mbërritjes në spitalin e Tiranës, ushtari që më shoqëronte më dorëzoi në duart e një djaloshi që kishte pamjen, por sigurisht jo sjelljen e infermierit, që më çoi në një zyrë ku zyrtarë të tjerë italianë regjistruan gjeneralitetet e mia. Më pas më shoqëruan në një lloj dhome zhveshjeje ku hoqa uniformën ushtarake dhe vesha një veshje të bardhë të lidhur në dy supet që më mbulonte deri poshtë gjunjëve. Infermierja futi uniformën time në një qese të vogël, së bashku me një shënim të gjeneraliteteve të mia dhe më pas më shoqëroi drejt korridoreve të gjata. Më në fund arritëm në një dhomë të madhe, ku tridhjetë persona që ishin veshur njësoj si unë qëndronin të shtrirë në shtretër të rehatshëm.
Zura vend në një nga shtretërit e pakët që kishte mbetur bosh dhe për të lehtësuar pak të dridhurat që më tronditnin ende gjymtyrët, u mbulova duke lënë jashtë vetëm gojën sa për të marrë frymë. Në pasdite, mjekët roje u përpoqën të organizonin të sëmurët dhe më bënë vizitën e parë duke konfirmuar diagnozën e mjekut të kampit ushtarak. Një infermier, jo ai që më shoqëroi në shtrat, më dha një kapuç dhe një shall prej leshi dhe më këshilloi ta mbaja për të mbajtur ngrohtë gjëndrat pas veshit të përflakura nga infeksioni. Kurat në ditët në vijim, ishin lyerja e faqeve me një pomadë të zezë, ndoshta iktamol, që bënte mirë për gjithçka, dhe disa gjilpëra në ditë. Shëndeti u përmirësua shpejt dhe pas disa ditësh isha sërish në këmbë, në gjendje të kujdesesha për veten. Faqet më ishin shfryrë dhe mjekët këshilluan që duhet të vazhdoja të mbaja shallin dhe kapuçin për ca kohë.
Pas dy javësh stafi mjekësor certifikoi shërimin tim duke më nxjerr nga spitali. Në dhomë një infermiere më dorëzoi qesen me emrin tim, që mbante uniformën. Nxora nga qesja uniformën e zhubrosur dhe të thatë ashtu siç kisha kohë pa e parë. Rrudhat nuk ishin normale, kisha përshtypjen se ishin larë e tharë në ndonjë furrë, ndoshta për t’i dezinfektuar. Arrita të vishesha dhe me uniformën u ula përkohësisht në shtratin e parregulluar duke pritur dikë që të më tregonte lëvizjet e ardhshme. Menjëherë erdhën të njëjtat infermiere.
Hipa në një kamion ushtarak i cili, po më jepte përshtypjen se nuk u drejtua për Durrës. Gjatë udhëtimit, shoferi ushtarak konfirmoi atë që mendoja, duke më shpjeguar se regjimenti kishte lëvizur në periferi të Elbasanit, pranë lumit Shkumbinit.
Pas mbërritjes, shkova në kabinën e komandës ku dorëzova certifikatën e daljes dhe shkova në depo të merrja gjërat personale duke zënë vendin tim në kabinë. Komanda e skuadronit tim ra dakord të më lejonte edhe pesë ditë të tjera pushim siç edhe parashikohej në certifikatën e daljes megjithatë, në skadimin e konvaleshencës së shkurtër, më caktuan një shërbim roje 24-orëshe. Ishte shërbimi i parë roje që bëja që nga dita që kisha ardhur në regjiment. Rojet, nuk e mbaj mend se sa, ishin vendosur rreth perimetrit të kampit në vende të ekspozuara: gjatë natës, në mungesë të ndriçimit, kontakti vizual me stacionet e afërta u zëvendësua nga thirrjet me zë.

– “Roje, gati tu”, bërtita.

– “Gati” përgjigjej roja i stacioni fqinj i cili nga ana e tij i kalonte thirrjen tjetrit e kështu me radhë, derisa rifillonte xhiro nga aty ku kishte filluar.

Mëngjesin tjetër mareshali vjen përballë meje dhe me zë të fortë komandon:
 
– “Kalorës!”

– “Komandant!”

– “Shko në vendin tënd”,- duke më treguar haurin.

Që nga ai moment isha i lirë nga shërbimet dhe turni i parë i rojës ishte edhe i fundit për mua.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Rrëfimet e një italiani: Nga bordelloja e Elbasanit, te netët në Tomor
/web/Rrefimet_e_nje_italiani_Nga_bordelloja_e_Elbasanit_te_netet_ne_Tomor_33763_1.php

Previous Post

Gaxhai flet hapur për politikën: Ne jemi viktima, të fortët dhe të rrezikshmit janë ende jashtë

Next Post

EMRI/ Përndoqi nënën e dy fëmijëve 10 vjet më të madhe, por “maniaku” e pëson keq

admin

admin

Next Post
EMRI/ Përndoqi nënën e dy fëmijëve 10 vjet më të madhe, por “maniaku” e pëson keq

EMRI/ Përndoqi nënën e dy fëmijëve 10 vjet më të madhe, por “maniaku” e pëson keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.