Gjyqtari Shkëlqim Miri, i cili u arrestua për veprën e korrupsionit aktiv, pasi kishte përfituar nga vendimi për uljen e masës së dënimit për Gentian Dodën, mesditën e sotme ka kërkuar lirinë në apel. Burime nga akuza bëjnë me dije se gjyqtari ka deklaruar se paratë i kishte marrë borxh për të siguruar kurimin. “I mora lekët borxh për kurim”, mësohet të ketë thënë gjyqtari. Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimin pasuror për gjyqtarin Miri.












