Operacioni për kapjen e grabitësve të bankës, deri tani mësohet se ka 4 persona të arrestuar, si të dyshuar për pjesëmarrjen në grabitje, nga 6 gjithsej. Mësohet se ka edhe disa të shoqëruar, si bashkëpunëtorë të grabitësve, si edhe ka edh rikuperim të një sasie të parave të vjedhura. Dy nga të arrestuarit, kanë qenë efektivë të forcave speciale, komando të ushtrisë, që kanë marrë pjesë edhe në operacionet paqeruajtëse në Irak e Afganistan.
Mësohet se policia ka sekuestruar edhe sende të ndryshme në cilësinë e provave materiale gjatë këtyre kontrolleve.
Dhjetëra forca policie marrin pjesë në operacionin që ka nisur prej paradites së sotme, me kontrolle të shumta në banesa e biznese të personave të dyshuar në zonën e Vorës dhe Prezës.
Operacion i sotëm i policisë iu realizuar pasi ka piketuar pikat e ndërhyrjes
Shumë forca u përfshinë në operacion, nga FNSH, RENEA dhe Policia Kriminale, të ndihmuara dhe nga helikopterët nga ajri.
Identifikimi i mundshëm i autorëve, mësohet se u bë duke ndjekur makinat e dyshuara që kanë lëvizur autorët. Për këtë janë shfrytëzuar edhe pamjet e kamerave të bizneseve të zonës.
Policia ka ndërhyrë sot në një bllok banimi në Vorë, ku dyshohej se fshiheshin të dyshuarit për grabitjen.
Ndërkohë Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbledhur me urgjencë drejtuesit më të lartë të policisë.
Ministri i Brendshëm ndodhet te Drejtoria Vendore e Policisë Tiranës ku po zhvillon një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Mësohet se ministri Tahiri ka kërkuar informacion për operacionin dhe rezultatet e tij. DRONI.al












