• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përse dyshon Prokuroria se 863 mijë eurot nuk janë të Orest Sotës, por të Tahirit

droni by droni
21 November, 2017
in Kryesore, Politika
0
Përse dyshon Prokuroria se 863 mijë eurot nuk janë të Orest Sotës, por të Tahirit

Orest Sota, ne gjykate

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se 863 mijë eurot e gjetura në mjetin tip “Range Rover” të biznesmenit të arrestuar Orest Sota, lidhen me veprimtari kriminale të ish¬ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Dyshimi i Prokurorisë është bërë i ditur ditën e djeshme në seancën për rivlerësimin e masës së sigurisë te Krimet e Rënda ndaj biznesmenit Orest Sota. Pasi dëgjoi të dyja palët, gjyqtarja Liljana Baku ka pranuar kërkesën e prokurorëve Gentian Osmani dhe Elizabeta Imeraj, për masën e sigurimit “arrest me burg” për Orest Sotën. Seanca nisi në orën 11:00 dhe prezent në të ishte edhe babai i Orest Sotës, biznesmeni Lefter Sota. Prokuroria ka bërë një rezyme të fakteve që ajo disponon për biznesmenin, i cili është ndaluar më 1 nëntor të këtij viti në Elbasan nga Policia, shkruan panorama. Sipas Prokurorisë, mbi Sotën rëndojnë katër akuza: “pastrim i produkteve të veprës kriminale”? “fshehje e të ardhurave”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”. Sipas Prokurorisë, lëvizjet e Orest Sotës kanë qenë të dyshimta pasi për të shkuar në Elbasan, ai ka ndjekur një itinerar të pazakontë, duke kaluar nga Peqini e Rrogozhina edhe pse është nisur nga Tirana. Gjetja e tri dokumenteve të Saimir Tahirit, i cili është person në hetim nga Prokuroria për “korrupsion” dhe “trafik ndërkombëtar droge”, krijon dyshime se edhe paratë mund të jenë nga aktiviteti kriminal.
PROVAT E PROKURORISË
Në seancën e djeshme, dy prokurorët kanë dhënë detaje për mënyrën se si u arrestua Orest Sota dhe pse dyshojnë se ngjarja është e lidhur me çështjen “Habilaj¬Tahiri”. Ata kanë dhënë detaje për arrestimin dhe deklaratat e Sotës në Prokurorinë e Elbasanit. Sipas tyre, më datë 1 nëntor 2017, rreth orës 16:30, patrulla e Policisë Rrugore e Komisariatit të Policisë Elbasan ka qenë me shërbim në fshatin Balldren të qytetit të Elbasanit. Kjo patrullë ka konstatuar automjetin me targa AA 718 OS, i cili lëvizte në drejtimin Papërr – Bradashesh dhe i kanë bërë me shenjë për të ndaluar. Ky mjet nuk ka ndaluar dhe ka vijuar rrugën normalisht dhe për këtë shkak, nga patrulla e Policisë Rrugore janë njoftuar shërbimet e tjera të Policisë, të cilat duke e ndjekur, kanë konstatuar se mjeti në përfundim të rrugës së tij ka hyrë në ambientet e shoqërisë “KURUM” ku dhe është ndaluar nga furgoni i Policisë.
Sipas Prokurorisë, biznesmeni Orest Sota është konstatuar në drejtim të mjetit dhe ka deklaruar se arsyeja e mosndalimit ishte fakti se ai nuk posedonte lejen e drejtimit të mjetit. Pas shoqërimit të mjetit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan, pas ushtrimit të kontrollit, në brendësi të tij është gjetur edhe shuma prej 863.000 euro dhe tri dokumente, dy prej të cilave ishin pasaporta detare në emrin e Saimir Tahirit dhe bashkëshortes së tij, dhe një patentë për mjet lundrues në emër të ish-¬ministrit të Brendshëm.
Gjithashtu, prokurorët thanë në seancë se nga verifikimi i parave, ka rezultuar se 5 kartë¬ monedha 50 euroshe ishin false. Këto para janë gjetur të shpërndara në mjetin e Sotës dhe pa asnjë fashetë të ndonjë banke. Orest Sota, në deklarimet e tij përpara oficerëve të Policisë, ka pranuar faktin se po drejtonte automjetin pa lejen e drejtimit, e cila i ishte pezulluar. Për sa i përket shumës së parave, i arrestuari, që në momentin e parë, është shprehur se kjo shumë të hollash i përket të atit të tij, shtetasit Lefter Sota, dhe ato po transportoheshin prej tij në ambientet e shoqërisë “KURUM” për blerjen e një sasie të konsiderueshme hekuri.
Gjithashtu, sipas prokurorëve që e kanë bashkuar çështjen Sota me atë të “Tahiri¬-Habilaj”, nga deklarimet e marra prej shefit të financës së “KURUM”, rezulton se ai nuk ka pasur asnjë dijeni dhe as nuk është njoftuar për ndonjë transaksion me para në dorë nga biznesmeni Orest Sota apo të afërm të tij. Ndaj, sipas prokurorit Gentian Somani, alibia e biznesmenit se paratë ishin për “KURUM” dhe për të blerë hekur, nuk qëndron. /Panorama/

Tags: 863 mije eurodyshimeprokuroriasaimir tahiri
Previous Post

Presidenti Meta ndalet sot në Muzeun e Alfabetit në Manastir

Next Post

RRËFIMI/ “Mua më ka rritur Ija”, Bes Kallaku rrëfen lidhjen e fortë me gjyshen

droni

droni

Next Post
RRËFIMI/ “Mua më ka rritur Ija”, Bes Kallaku rrëfen lidhjen e fortë me gjyshen

RRËFIMI/ “Mua më ka rritur Ija”, Bes Kallaku rrëfen lidhjen e fortë me gjyshen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.