• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Ja si qeveria do të pastrojë paratë me rrugën e Arbrit…

droni by droni
20 November, 2017
in Ekonomi, Ekonomia, Kronika, Kryesore, Politika
0
2 autostradat që do jepen me koncesion, një në veri  dhe një në jug
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Operacioni i ndërlikuar i partneritetit publik privat të projektit të Rrugës së Arbërit po nxjerr në dritë ngadalë metodat tipike të qeverisë Rama.
Pas një fushate të gjatë reklamuese dhe propagandistike, kompania e paracaktuar dorëzoi një “propozim të pa kërkuar” për ndërtimin e rrugës, e cila ishte e projektuar dhe e diskutuar në të shkuarën me një grup kinezësh. Qeveria shpalli mbi këtë propozim garën dhe i dha kompanisë pikë bonus.
Pastaj u zhvillua një garë elektronike false ku u përfshinë dy konkurrentë të tjerë, të cilët përgatitën dhe dorëzuan dokumentet teknike të ofertës së tyre, por çuditërisht “harruan” të paraqesin ofertën financiare, dhe kështu kompania e paracaktuar u shpall fituese e garës.
Tani do të fillojë një pazar i gjatë për të përcaktuar kontratën e PPP-së që do të rregullojë marrëdhënien ndërmjet investitorit dhe qeverisë, dhe në kontratë do të shkruhen të gjitha kushtet financiare dhe hiletë e kësaj pune.
Sipas informacionet të rrjedhura në medie deri më tani, propozimi parashikon investimin prej 250 milionë euro, nga të cilat 60 milionë do të financohen nga qeveria, ndërsa vetë kompania do të financojë pjesën e mbetur prej 190 milionë euro.
Kompania do të marrë edhe gjysmat e të ardhurave të grumbulluara nga taksa e kalimit në rrugë, e cila është caktuar 4 euro për çdo kalim. Nga fitimi prej kësaj takse, kompania do të mbulojë edhe shpenzimet e mirëmbajtjes së rrugës, kostoja vjetore e së cilës është vlerësuar sa tre për qind e vlerës totale të investimit.
Cilido qoftë burimi i fondeve që kompania ka treguar në dokumentet e tenderit, ato nuk mund të jenë nga të ardhurat e saj, të cilat janë krejtësisht të pamjaftueshme për një investim të tillë—bilancet e tre viteve të fundit tregojnë se të ardhurat totale të kompanisë janë 5-6 milionë euro në vit. Nisur nga bilanci i kompanisë, asaj do të duheshin të ardhurat e 40 vjetëve për të paguar kapitalin e nevojshëm për projektin.
Nëse konsiderojmë të ardhurat nga taksa e kalimit të rrugës, për të marrë mbrapsht 190 milionë euro, me taksën 4 euro për çdo makinë, duhet në total pothuajse 50 milionë kalime në rrugë, pa marrë parasysh shpenzimet e mirëmbajtjes dhe as faktin se vetëm gjysma e të ardhurave të taksës së kalimit parashikohet t’i kalojë kompanisë. Në hipotezën më të mirë, duke i bërë llogaritë mbi kulmin e trafikut të tanishëm, në atë rrugë mund të kalojnë rreth dy mijë makina në ditë, çfarë do të thotë se investitori mund të marrë mbrapsht investimin e tij për jo më pak se 70 vjet (madje pa zbritur shpenzimet e mirëmbajtjes nga totali i të ardhurave).
Siç shihet, nëse informacionet e botuara në shtyp janë të vërteta dhe nëse kontrata do të reflektojë sadopak këto kushte, nuk ka asnjë mundësi të vërtetë për të marrë mbrapsht investimin, të paktën investimin privat në madhësinë e shpallur nga qeveria.
Do të ishte ndryshe nëse projekti do të financohej vetëm me fonde të buxhetit, duke i dhënë prioritet prioritetit politik mbi atë ekonomik, çfarë është e drejta e një shteti normal. Pra, qeveria mund të investojë në infrastrukturën e zonave të thella edhe nëse kthimi ekonomik është aftagjatë, sepse logjika politike për të mundësuar zhvillimin e zonave të caktuara nuk matet domosdoshmërisht me përfitimet e menjëhershme financiare.
Në të kundërt, vendimi i cilit do enti privat për të investuar në të njëjtin projekt bazohet pothuajse krejtësisht në përfitimin ekonomik brenda një kohë të arsyeshme në termat e biznesit.
Në këto kushte mund të mendohet se interesi i të ashtuquajturve investitorë në këtë projekt duhet të jetë një tjetër. I vetmi shpjegim i mundshëm, duke patur parasysh gjendjen e vendit, është pastrimi apo riciklimi i parave të përftuara nga aktivitete të tjera, ndoshta jo të ligjshme, dhe jo të taksuara sipas ligjit.

A është e mundur të përdoret një operacion i tillë për të pastruar paratë e pista?
Operacioni nuk është i thjeshtë, por për hir të një diskutimi informues, le të hamendësojmë në mënyrë analitike si mund të organizohet një operacion i tillë, dhe me cilat kushtet mund të vihet në veprim.
Kushti i parë është që investimi të kushtojë njësoj ose më pak se sa fondi që do të kontribuojë qeveria, që janë parashikuar në 60 milionë euro: prandaj le të hamendësojmë, për qëllimin e shpjegimit të skemës, se këstet e paguara nga qeveria mjaftojnë për ndërtimin e rrugës.
Por kompania është zotuar se do të financojë 190 milionë euro, dhe duhet t’i vërtetojë shtetit se e ka kryer të gjithë këtë investim, përndryshe rrezikon të humbasë koncesionin.
Pra, kompania do të marrë 190 milionë euro fatura nga nënkontraktorët e saj—të cilët supozohet se nuk do të paguhen, por do të shënojnë në bilancin e tyre kredi të mëdha ndaj ndërtuesit kryesor (zhvilluesit të projektit). Nënkontraktorët do të bëjnë sikur kanë kryer punime, por nuk do të kenë kosto reale në përputhje me faturat që kanë lëshuar, dhe kështu do të përfundojnë në letër me të ardhura shumë të larta, mbi të cilat do të duhet të paguajnë taksa.
Dhe kështu, pak duke paguar taksat për shërbime, pak duke depozituar para kesh si shtim kapitali, pak duke iu drejtuar kredive nga bankat do të mund të pastrojnë një sasi të madhe parash kesh. (Qëllimi i pastrimit të parave është fshehja e burimit të tyre duke i futur në sistemin e ligjshëm financiar dhe kjo mund të realizohet vetëm duke bërë shumë pagesa të vogla që nuk bien në sy.)
Në rastin më të skajshëm, mund t’i kthejnë një pjesë të kredive të tyre drejt kompanisë koncesionare në pronësi në këtë kompani, duke u bërë ortakë të vetë koncesionit, kuota të cilat do t’u ndahet ortakëve si shpërndarje e të ardhurave, duke luajtur me vlerën e vetë kuotave.
Normalisht, janë të mundura variacione të shumta të kësaj teme, në veçanti ato që përfshijnë shitjen e kuotave të pjesëmarrjes në kompanitë e nënkontraktuar, në mos vetë shoqërinë koncesionare, te kompani të huaja me seli në parajsa fiskale ose të paktën në vende ku është e mundur të kryhen veprime mbi kapitalin (duke ndryshuar vlerën e kuotave) pa paguar taksa.
Për të realizuar një skemë kaq të madhe pastrimi parash është i domosdoshëm edhe një kusht tjetër: mirëkuptimi i autoriteteve fiskale dhe atyre të ngarkuara me parandalimin e pastrimit të parave, sepse fluksi i parave kesh që hyjnë në sistem lë gjurmë të dukshme dhe duhet që të mos ngrejë alarme.
Përveç kësaj do të ishte e nevojshme që në fund të operacionit të falimentonin apo të likuidoheshin një pjesë e madhe e kompanive të përfshira në veprime për të fshirë kështu provat më të dukshme. Kjo gjë mund të lehtësohej nëse përdoreshin kompani të regjistruara jashtë Tirane, ku aftësitë teknike të administratës së zbatimit të ligjit dhe asaj fiskale janë më të ulëta dhe ku lidhjet miqësore apo familjare janë më të forta.
Kushti i tretë është koha: për të realizuar një skemë të tillë, është e nevojshme që autoritetet politike, të vetmet që mund të garantojnë vënien në veprim të planit përmes bashkëpunimit të heshtur të institucioneve tatimore dhe kontrolluese, të jenë në pushtet për të gjithë kohën e mjaftueshme për të realizuar veprën, sistemuar kreditë, dhe në fund mbylljen e kompanive të përdorura si instrumente në operacion.
Duke e përmbledhur, pastrimi i parave, të paktën në brendësi të sistemit administrativ dhe fiskal të një vendi të vetëm, është i mundur vetëm falë vrimave të lëna (pak a shumë në mënyrë të qëllimtë) nga administrata fiskale dhe nga kuadri ligjor, dhe operacione të zgjatura dhe të ndërlikuara që kërkojnë qëndrueshmërinë e bashkëpunëtorëve në brendësi të administratës, të cilën vështirë se mund ta garantojë politika shqiptare, përveçse përmes ndonjë pakti okult dhe jetëgjatë mes të gjithë protagonistëve të politikës.
E përkthyer në terma të thjeshtë, dhe për ti dhënë përgjigje pyetjes fillestare, projekti i Rrugës së Arbrit mund të përdoret për të pastruar shuma të mëdha parash vetëm nëse protagonistët (përfituesit e pastrimit të parave) mendojnë se mund të kontrollojnë sistemin administrativ për një kohë të gjatë (të themi 10 vjet), në të kundërt mund të ndeshen me hetime që mund të jenë fatale për ta.
Për këtë arsye, në kushte e lajmëruara deri më tani nga shtypi, rruga, me kapital privat, nuk do të bëhet, të paktën në mungesë të një pakti të tërthortë me të gjitha palët politike shqiptare përballë ligjeve të institucioneve financiare të huaja, të cilat janë pranuar edhe nga institucionet shqiptare.
Dhe nëse qeveria do të zgjedhë ta çojë përpara me çdo kosto, do t’i zbulojë investitorët dhe funksionarët shtetërore të ngarkuar me kontrollin fiskal dhe të pastrimit të parave para një rreziku të sigurt. Ose ndoshta qeveria do thjesht të thotë se “Vetting”-u, në kuptimin e qëllimeve të deklaruara, ka dështuar. Exit.al

Tags: pastrim parashqeveriarruga e arbrit
Previous Post

Rama në kërkim të investitorëve, ironizon Crawford: Fillimisht mbaji mirë ata që ke!

Next Post

“KURIER”-i AUSTRIAK/ Çështja Saimir Tahiri ndikon në hapjen e bisedimeve me BE-në

droni

droni

Next Post
FOTO/ Prokurorët mbërrijnë për kontroll në shtëpinë e Saimir Tahirit

“KURIER”-i AUSTRIAK/ Çështja Saimir Tahiri ndikon në hapjen e bisedimeve me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.