Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin 25 vjeçar Orest Sota, të arrestuar në Elbasan, pasi iu gjetën në automjet dy patenta të ish-ministrit Saimir Tahiri dhe shuma prej 863 mijë euro. Avokati që mbron Sotën kërkoi lehtësimin e masës së sigurisë.












