Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Panaja, në aksin Vlorë-Levan, teksa një automjet tip Mercedes Benz është përmbysur në mes të autostradës. Sipas policisë dy persona janë plagosur rëndë dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Mjeti tip Benz është përplasur me veturën që siguronte mirëmbajtjen e rrugëve. Policia bën me dije se makina e mirëmbajtjes së rrugës nuk kishte tabela sinjalizuese në distancë për të lajmëruar automjetet e tjera mbi rrezikun e mundshëm.















