Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar se procesi i përkthimit të dosjes “Habilaj” ka përfunduar brenda afatit kohor 10 ditor që ishte përcaktuar dhe do t’i dërgohet Prokurorisë për Krimet e Rënda gjatë ditës së sotme. Sipas ministres Gjonaj përkthimi është bërë konform të gjitha procedurave dhe rregullave. Ministria ka përkthyer materialin voluminoz prej 1800 faqesh, ku përfshiheshin përgjimet e gjykatës së Katanias, në të cilat përmendet edhe emir i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.











