Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Janinës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej muajsh. Ai akuzohet për trafik droge dhe urdhërin e arrestit ndërkombëtar ndaj tij e ka lëshuar drejtësia italiane. Shqiptari duhej të vuante një dënim prej 4 vitesh e dy muaj burg dhe po kërkohej në të gjithë Europën.











