Zhdukja e avokatit Besnik Muço vijon të mbetet mister, por konteksti i kësaj ngjarje sa vjen e bëhet më tronditës. Teksa pritej identifikimi i kufomës së gjetur në Itali, që dyshohej se i përkiste atij, policia e vendit fqinj ka zbuluar se kufomës i mungon koka. Si rezultat, familjarët e nisur për identifikimin, do të duhet të kqyrin trupin që thuhet se është dëmtuar ndoshta për shkak të përplasjes së vazhdueshme me shkëmbinjtë në det, trupin e gjetur më 5 nëntor në zonën e Punta Correnti jashtë portit të marinës së Castro. Ndër të tjera ata duhet të presin edhe rezultatin e ADN-së.












