• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Schütz: Rruga e integrimit në BE duhet përshkuar së bashku me njerëzit, qeveria të flasë me vepra

droni by droni
19 November, 2017
in Kryesore, Politika
0
Schütz: Rruga e integrimit në BE duhet përshkuar së bashku me njerëzit, qeveria të flasë me vepra
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz në një intervistë për “Monitor” ka ripërsëritur kërkesat kryesore që vendet e BE-së kanë për Shqipërinë, e cila duhet të tregojë rezultate konkrete në zbatimin e procesit të vetting-ut. Sipas Schütz, Komisioni Europian do të mund të rekomandojë çeljen e bisedimeve për anëtarësim vetëm pas përmbushjes së detyrave që i janë përcaktuar vednit tonë. Schütz thotë se reformat nuk janë qëllim në vetvete, sepse para së gjithash, ato duhet të synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve. “Të hapen vende pune, prej të cilave njerëzit të mund të jetojnë, të garantohet kujdes shëndetësor, të cilin njerëzit mund ta përballojnë financiarisht; të jepen oferta arsimore, që t’u përgjigjen kërkesave të cilësisë. Rruga e integrimit në BE duhet përshkuar së bashku me njerëzit”, shprehet ajo. Lidhur me nxitjen e investimeve gjermane në vendin tonë, Schütz nënvizon se ka vend për përmirësim në disa aspekte si siguria ligjore, eliminimi i korrupsionit dhe një sistem eficient drejtësie, sikurse kushte të besueshme tatimore dhe një infrastrukturë e mirë.

Shqipëria ka një qeveri të re, e cila është në fillimin e mandatit të saj. Në opinionin tuaj, si përfaqësuese e Republikës Federale Gjermane, cilat janë disa nga çështjet më të rëndësishme të brendshme që duhet të adresohen me synim që të ecet përpara në rrugën drejt integrimit në BE? Me rëndësi thelbësore mbetet përmbushja e pesë prioriteteve kyçe – dhe këtu elementi qendror është reforma në drejtësi, pa të cilën është e vështirë të arrihet progres në sektorët e tjerë. Vendosja e piketave të duhura e të rëndësishme është bërë tanimë, para së gjithash, përmes miratimit të reformës në drejtësi në korrik 2016. Por tani qeveria do të duhet të përpiqet me gjithë sa mundet, që pas fjalëve të vijnë veprat. Rezultatet konkrete në procesin e vetting-ut janë kusht paraprak që Komisioni Europian të mund të rekomandojë çeljen e bisedimeve për anëtarësim. Edhe Bundestag-u Gjerman i sapozgjedhur do të mund të hapë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, vetëm nëse konstatohet në mënyrë të dukshme që vetting-u është duke ecur përpara dhe se në reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të drejtat e njeriut dhe të pronësisë janë bërë hapa konkretë përpara. Për shkak të fazës së bllokimit përpara zgjedhjeve, fushatës zgjedhore dhe formimit të qeverisë, është humbur shumë kohë. Por një gjë dua ta theksoj: proceset e reformave nuk janë qëllim në vetvete, ato janë të rëndësishme për njerëzit në këtë vend. Ndaj edhe në të gjitha ndryshimet e rëndësishme strukturore, në fokus duhet të mbeten shqetësimet më të rëndësishme të njerëzve. Është fjala, pra, të hapen vende pune, prej të cilave njerëzit të mund të jetojnë; të garantohet kujdes shëndetësor, të cilin njerëzit mund ta përballojnë financiarisht; të jepen oferta arsimore, që t’u përgjigjen kërkesave të cilësisë. Rruga e integrimit në BE duhet përshkuar së bashku me njerëzit.

Investitorët

Investitorët gjermanë më thonë herë pas here, se çfarë është për ta veçanërisht e rëndësishme në këtë kontekst: siguria ligjore, eliminimi i korrupsionit dhe një sistem eficient drejtësie, sikurse kushte të besueshme tatimore dhe një infrastrukturë e mirë.
Si e shihni interesin nga investitorët gjermanë për Shqipërinë? A po rritet ky interes dhe çfarë mund të bëjë qeveria e re për të përmirësuar klimën e biznesit? Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm – bujqësi, pasuri nëntokësore, turizëm, për të përmendur vetëm disa prej sektorëve. Këtyre u shtohen shqiptarët dhe shqiptaret që kërkojnë të punojnë me shumë angazhim e që janë të gatshëm të kualifikohen, duke qenë shpesh edhe zotërues të gjuhëve të huaja. E megjithatë unë do të dëshiroja më shumë iniciativë private dhe shkëmbime tregtare mes dy vendeve tona. Investitorët gjermanë më thonë herë pas here, se çfarë është për ta veçanërisht e rëndësishme në këtë kontekst: siguria ligjore, eliminimi i korrupsionit dhe një sistem eficient drejtësie, sikurse kushte të besueshme tatimore dhe një infrastrukturë e mirë. Në këtë këndvështrim unë shoh ende potencial përmirësimi, dhe me kënaqësi konstatoj se qeveria e re nën drejtimin e Kryeministrit Rama është e vendosur të përballet me këto sfida. Ne konstatojmë herë pas here se interesi rritet, nëse sipërmarrësit krijojnë një ide të drejtpërdrejtë rreth mundësive në Shqipëri – edhe për këtë arsye Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë do të organizojë në datën 16 nëntor një aktivitet me titull “Automotive-Dialog”, i cili do të sjellë të interesuar të fushës në Shqipëri.

Gjermania ka qenë shumë aktive në Shqipëri, duke ofruar grante, asistencë dhe projekte konkrete. Cilët do të jenë sektorët që do të përfitojnë në vitet e ardhshme? A mund të na jepni më shumë detaje? Bashkëpunimi ynë për zhvillim me Shqipërinë – në kuadër të të cilit prej vitit 1988 në Shqipëri janë lëvruar më shumë se 1 miliard euro – ka përmirësuar në mënyrë konkrete kushtet e jetesës së njerëzve, si dhe ka kontribuuar që njerëzit të vështrojnë me më shumë optimizëm drejt së ardhmes. Spektri i mbështetjes sonë, si donatori i dytë bilateral më i madh i Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim shtrihet nga furnizimi i besueshëm me ujë higjienikisht të pastër, energjia miqësore me mjedisin, asgjësimi profesional i mbetjeve dhe ujërave të ndotura deri tek arsimi profesional, zhvillimi i turizmit, mbështetja e sipërmarrjeve të vogla e të mesme dhe përafrimi i fermerëve shqiptarë me standardet e Bashkimit Europian. Aktualisht janë duke u zbatuar më shumë se 50 projekte: kështu, për shembull, falë mbështetjes gjermane më shumë se 1 milion shqiptarë/e furnizohen me ujë të pastër dhe kanë një sistem të rregullt të eliminimit të ujërave të ndotura. Tani është e rëndësishme të vijojmë me realizimin e suksesshëm të aktiviteteve tona të përbashkëta. Këtu bën pjesë, për shembull, zhvillimi i potencialeve të hapësirave rurale dhe marrja e kontrollit mbi problemet e menaxhimit të mbetjeve. Se ku dhe kur mund të angazhojmë mjete të tjera financiare, në mënyrë që të përmirësojmë shpejt dhe ndjeshëm së bashku me partnerët tanë shqiptarë kushtet e jetesës së njerëzve, kjo pyetje do të jetë objekt i një dialogu të afërt me qeverinë e sapozgjedhur./Monitor/

Tags: ambasadorja gjermanerruga drejt Beshteti ligjorvepra nga qeveriavettingu
Previous Post

DETAJE/ Tutori ‘Tata’ i arrestuar në Shkodër është babai i dy fëmijëve

Next Post

PËRGJIMET/ “Po janë 100-she, janë të mira”, biseda mes financierit Nezar Seiti dhe “Lolos” për fshehjen e parave

droni

droni

Next Post
PËRGJIMET/ “Po janë 100-she, janë të mira”, biseda mes financierit Nezar Seiti dhe “Lolos” për fshehjen e parave

PËRGJIMET/ “Po janë 100-she, janë të mira”, biseda mes financierit Nezar Seiti dhe “Lolos” për fshehjen e parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.