Përfaqësues të Shoqërisë Civile, ambientalistë si dhe banorë të Tropojës e Kukësit, kanë nisur protestën në Tiranë përpara Parkut “Rinia” nën moton “Mos ma prek Valbonën”, kundër ndërtimit të HEC-ve në këtë zonë të shpallur Park Kombëtar.
Protestuesit kanë marshuar nga monumenti i Pavarësisë në drejtim të Kryeministrisë.
Tubimi vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative të datës 3 nëntor, e cila lejoi ndërtimin e tre HEC-ve përgjatë lumit me të njëjtin emër.











