Një nxënës ka mbërritur i vdekur në Spitalin e Elbasanit mesditën e sotme.
Një 17-vjeçar me inicialet L. S., ka rënë me kokë nga muri i shkollës “Ali Myftiu”.
Ai ka tentuar të dalë jashtë shkollës, duke kaluar murin por aty ka ndodhur aksidenti që i ka marrë jetën.
Adoleshenti është dërguar me urgjencë për në spital, por nuk ka mundur që ti mbijetojë plagës së marrë. Në fillim mendohet t’i ketë rënë të fikët e më pas ka ndërruar jetë në spital.











