Lajme të këqija vijnë nga spitali i Bulqizës, ku mjekët bëjnë me dije se është rritur numri i nxenesve të asfiksuar nga rrjedhja e gazit në gjimnazin e Shupenzes, që kanë nevojë për trajtim mjekësor. Në total janë rreth 50 nxënës në spital, ndërsa mjeku i spitalit rajonal te Bulqizes ka bere me dije se pas kontigjentit te pare, ka mberritur edhe nje i dyte. Nderkohë njëri prej nxenesve te asfikuar është në gjendje më të rende shëndetësore dhe është transportuar me urgjence me helikopter, nga Bulqiza drejt Tiranës.











