Besart Kadia nga Partia Demokratike ka folur sot për raportin e fundit të Heritage Foundation, ku Shqipëria ka humbur 11 pikë, dhe shkaku kryesor mbetet koprrupsioni.
“Opozita prej ditësh disponon raportin e fundit të “Heritage Foundation” që fatkeqësisht e vendos Shqipërinë 11 vende më poshtë sesa viti 2013. Ashtu sic biznesi e di edhe raportet ndërkombëtare shprehen të shqetësuara për regresin që po ndodh me politikat ekonomike në Shqipëri ku shqetësues mbetet borxhi i lartë publik, presioni i lartë fiskal dhe shpenzimet publike jo efikase.
Duke qënë se ky raport i fondacionit prestigjoz ”Heritage” më qendër në Uashington është një tregues që qeveria Rama e ka vlerësuar si të rëndësishëm në atë kohë dhe është një mënyrë e pavarur për të matur performancën e reformave ekonomike në vend, është shqetësuese që pas katër vitesh në pushtet për shkak të politikave ekonomike të gabuara ne kemi humbur 11 vende” tha Kadia.
Heritage Foundation shprehet se “sistemi gjyqësor mbetet jo efikas dhe vulnerabël ndaj ndërhyrjes së politikës”. Por ajo që theksohet si një përkeqësim i klimës së biznesit është korrupsioni.
Ndaj në ditën e parë të qeverisjes thotë Kadia Partia Demokratike do të vendosë tatim fitimin për bizneset në 9% për të lehtësuar biznesin shqiptar nga taksa e komplikuar progresive e për të nxitur punësimin e rritjen ekonomike. DRONI.al













