Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet për dosjen e Lazaratit dhe ka kërkuar dënimin me në total 56 vite burg për Arbjon Alikon, Gurgaz Skënderin, Alfred Prokon dhe Beqo Brahimajn. Këta 5 shtetas janë pjesë e grupit të Gate Mahmutaj, por procesi hetimor i tyre u nda nga kreu i grupit. Gjykimi për ta po zhvillohet tek Gjykata e Krimeve të Rënda.
Dënimet e kërkuara:
Arbion Aliko, 14 vite
Alfred Proko, 11 vite
Gurgaz Skënderi, 13 vite
Beqo Brahimaj, 8 vite
Enriko Skënderi, 11 vite












