Tre persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme pas një aksidenti në kryeqytet.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Tiranë – Elbasan, pranë Ibës.
Mësohet se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i njërës prej makinave.











