Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë- Krujë – Vorë ku për pasojë ka humbur jetën një 65 vjeçar, i identifikuar si Dodë Muça.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Hasan, ku një makinë tip “Fiat” me targa AA 439 LI duke udhëtuar me shpejtësi ka përplasur këmbësorin i cili mësohet se i ka prerë rrugën
I aksidentuari i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra mësohet se ishte banues në fshatin Mallkuç.











