Në zonën e Astirit, në Tiranë pak minuta më parë janë dëgjuar krisma armësh. Janë banorët e zones, që kanë lajmëruar policinë se kanë dëgjuar të shtëna me armë në zonën e tyre. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe mësohet se një i ri 22 vjeç me iniciale G.K. është plagosur dhe ndodhet aktualisht në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, të riut i është bërë atentat nga makina.











