Prokuroria e Tiranës, ka qenë sot organi i rradhës i sistemit të drejtësisë, ku u hodh shorti për kontrollin nga ekspertët, në kuadër të procesit të vettingut. Në këtë prokurori do të filtrohen dosjet e prokurorëve që janë kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në sitën e Vettigut do të kalojnë dosjet e prokurorit Dritan Rreshka dhe prokurores Antoneta Sevdari, e cila ka hetuar edhe dosjen “CEZ-DIA”. Në filtrin e ekspertëve do të kalojnë edhe dosjet e Shpëtim Kurtit, ish-drejtues i Prokurorisë dhe prokurorit Adriatik Cama që ka hetuar ish-deputetin Mark Frroku.















