Policia ka bërë me dije mesditën e sotme se janë gjetur në traget sendet personale të avokatit Besnik Muça, i cili ishte nisur për në Itali nga porti i Durrësit dhe rezulton i zhdukur prej 10 ditësh. Mësohet se në traget është gjetur një kartë italiane dhe xhupi i avokatit, ndërsa mungon pasaporta e tij. Sendet e gjetura janë sekuestruar si provë materiale nga Policia e Durrësit.












