Në një aksident të rëndë të ndohur në autostradën A22 në Brennero të Italisë ka humbur jetën një kamionist 48-vjeçar shqiptar. Aksidenti ndodhi sot në mëngjes, rreth orës 7:30, pas një përplasjeje mjetesh të rënda. Në vendngjarje shkuan dy ambulanca e një helikopter, por ndërkohë kamionisti shqiptar, i cili jetonte në Gjermani, kishte vdekur.












