Saraçineska kryesore e ujit të pijshëm në qytetin e Beratit është çarë dhe rrugët e qytetit janë kthyer në “shatërvane”, siç raporton “Report TV”. Saraçineska kishte funksionin e tubit f/160, tubi kryesor që furnizon qytetit, ndaj kjo ka sjellë mungesën e ujit të pijshëm për të gjithë qytetin. Ende nuk është marrë ndonjë masë nga specialistët e ujësjellësit ose bashkia, për zgjidhjen e këtij problemi emergjent. Uji ka shkaktuar përmbytjen e rrugës, duke sjellë vështirësi për kalimin e automjeteve gjatë mëngjesit të kësaj të marte. Investimi për furnizimin me uji të pijshëm është bërë vetëm pak kohë më parë.











