Në ambientet e Gjykatës së Tiranës u hodh sot shorti për të përcaktuar gjykatësit që do të verifikohen në kuadër të procesit të Vettingut. Gjyqtarët që do t’u verifikohen dosjet janë: Brunilda Kadi, Brunilda Kashmi, Artan Lazaj, Bledar Abdullai, Alma Brati dhe Astrit Faqolli. Mësohet se në total për këta gjyqtarë janë 25 dosje që do të verifikohen nga ekspertët e Vettingut.














