Dje u arrestuan në flagrancë shtetasit A.T dhe Th.T, vjeç 41 e 52, banues në Pogradec, me detyrë shoferë dhe administratorë të një shoqërie. Në kryqëzimin e rrugës “Komuna e Parisit ”, në mjetin tip ”Benz”, pronë e kësaj shoqërie, ju gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 1120 kg kafe e 400 kg kikirikë, pa faturë tatimore dhe të dyshuara kontrabandë, gjithashtu dyshohet se shtetasi Th.T ka falsifikuar faturat e shoqërimit të mallit.
Nenet 178, 180 e 190 të Kodit Penal. DRONI.al











