Sërish Sadiku ka shënuar në ndeshjen e miqësores që Shqipëria po zhvillon në Antalya me Turqinë.
Ka qenë Sadiku i cili si në minutën e 24, edhe në të minutën e 38, të pjesës së parë, ka shënuar golin e dytë për Shqipërinë.
Shqipëria po luan në Antalya aty ku prej ditësh ka qenë e grumbulluar miqësoren e vetme të programuar për muajin nëntor dhe të fundit për këtë vit kalendarik kundër Turqisë.
Trajneri Christian Panucci i cili për këtë sfidë ka thirrur 3 lojtarë debutues si Qaka, Ramdanin dhe Ajdareviç do të provojë të marrë sinjalet që ai dëshiron për t’u përgatitur për eliminatoret e ardhshme të Europianit 2020 ku Shqipëria do tentojë të marrë pjesë.












