Një 22-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri nga policia greke ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në Kavala.
Sipas autoriteteve greke, policia i ka bërë shenjë që të ndalojë mjetin, por drejtuesi jo vetëm që nuk i është bindur, por ka shtuar shpejtësinë.
Si pasojë, ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur.
Teksa policia i është afruar, drejtuesi i mjetit i është sulur njërit prej policëve dhe ka nisur ta godasë.
Në këtë moment kolegu i tij ka qëlluar fillimisht me armë në ajër e më pas në drejtim të personit duke e plagosur në dy vende të trupit. Ai është shqiptar 22-vjel. Në mjet janë gjetur 10 pakistaneze të plagosur si pasojë e përplasjes.












