“Po e ndjek me kujdes raportimin në media dhe kuptoj se sa e vështirë është situata në Shqipëri. Ajo që kam lexuar dhe ndjekur në media më ka trishtuar. Mendoj se ka mungesë vullneti përsa i përket dekriminalizimit dhe narkotrafikut” ka deklaruar Doris Pack sot në lidhje me gjendjen në Shqipëri.
Mendoj tha ajo se ka mungesë shumë të madhe vullneti për të luftuar krimin e organizuar. Pack tha se e ka ndjekur nga afër reformën në drejtësi dhe shpreson që kjo reformë të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“Më vjen me të vërtetë keq kur kam parë se në ditët e fundit, personat që janë dënuar me dënim të përjetshëm apo burgim 25 vjet, janë liruar si pa të keq. Nuk arrij ta kuptoj si mund të ndodhë diçka e tillë” tha Pack duke iu referuar lirimit të “Hakmarrjes për Drejtësi”.
Shumë të rinj tha ajo janë larguar nga vendi juaj sepse nuk shohin asnjë të ardhme nëse qëndrojnë këtu.
BE ka sjellë një progres-raport për vendin tuaj i cili tregon qe nuk keni bërë shumë progres përfundoi ajo sot. DRONI.al












