Gjykata Administrative e Durrësit ka vendosur mesditën e sotme për shtyrjen e seancës gjyqësore për çështjen “Veliera”, deri më datë 4 dhjetor. Përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan shfuqizimin e projektit Veliera, realizimi i së cilit prek zonën arkeologjike të qytetit. “Projekti shkel ligjin për mbrojtjen e zonave arkeologjike. Nëse nuk japin të drejtë, ne do të shkojmë në Strasburg”, thanë përfaqësuesit e shoqërisë civile. Ndërkohë Bashkia e Durrësit kërkoi kohë për shqyrtimin e akt ekspertimit të arkeologëve.











