Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hedhur ditën e sotme shortin dhe ka përzgjedhur dy kandidatë për anëtarë të Këshilli të Lartë të Gjyqësorit. Dy kandidatët e përzgjedhur vijnë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërsa në garë ishin 9 gjyqtarë. Gjatë hedhjes së shortit, ku ishin të pranishëm edhe komisionerët e Vettingut, janë përzgjedhur për të kaluar në filtër 10 dosjet e gjyqtarëve Nertina Kosova dhe Dritan Hallunaj.












