Kryeministri Edi Rama si çdo mëngjes, e ka nisur ditën me një postim nga projektet që ai thotë se janë realizuar me fondet e Rilindjes Urbane. Pamjet që ka shpërndarë sot janë nga pedonalja e re e Parkut të Divjakës. “MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga pedonalja e re që përshkon Parkun e bukur të Divjakës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Por po të shohësh komentet e shqiptarëve, duhet thënë se janë vërtetë masakruese. Ata i kujtojnë kryeministrit se fasada është e pavlerë kur populli e nis ditën duke ngrënë fasule, apo kur pagat nuk rriten kurrë. Në komente theksohet si gjithmonë papunësia e lartë në vend dhe varfëria ekstreme. Ndërsa komentuesit nga zona e Divjakës i kërkojnë investime në sektorin e bujqësisë, që është burim të ardhurash për banorët aty.












