Ekzekutimi i 26 urdhër arrestve ndaj anëtarëve të një grupi të strukturuar të narkotrafikut janë dhënë nga Antimafia e Napolit, në kuadër të operacionit “Smoke Snake”. Gjithçka është bërë për shkatërrimin e organizatës kriminale që synonte importin ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria për ta shpërndarë në sheshet e Napolit dhe Kazertës. Në këtë operacion janë angazhuar 100 forca policore të Guardia di Finanza të Kazertas. Deri më sot janë arrestuar 9 persona dhe janë sekuestruar 38 kg marihuanë dhe 7.4 kg heroinë, me vlerë gjysëm milioni euro.












