Parlamenti Evropian votoi sot rezolutën e raporterit evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein duke nënvizuar se për të bërë para drejt anëtarësimit duhet parë me prioritet procesi i dekriminalizimit dhe reforma në Drejtësi.
Pas votimit të rezolutës hartuesi i saj Fleckenstein shkruan se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur ngushtë me BE-në.
“E ardhmja e Shqipërisë është në BE! Sot Parlamenti Evropian mbështeti kërkesën time në mbështetje të procesit të anëtarësimit”, shkruan raportuesi për Shqipërinë.













